Historia e pabesueshme: Kjo grua ngel shtatzënë dy herë në të njëjtën periudhë kohe por vetëm me 10 ditë distancë

Edhe pse shumë por SHUMË e rrallë, mund të ndodhë që një grua e cila ka ngelur shtatzënë të ngelë edhe një herë tjetër po në të njëjtën periudhë. Deri më tani janë raportuar vetëm 10 raste të tilla në të gjithë botën. Kate Hill ngeli shtatzënë për herë të dytë vetëm pas 10 ditësh ndërkohë që aktualisht kishte një fëmijë në bark dhe të dy fëmijët janë shëndoshë e mirë, çka do të thotë se ky proces edhe pse i vështirë dhe i komplikuar nuk është i rrezikshëm. Bashkëshorti i Kate u shpreh se ishte i mahnitur nga ky lajm dhe në fillim kur e morën vesh ai direkt (si të gjithë ne) nisi të kërkojë në Google por aty nuk dilte asnjë informacion i detajuar sepse ky është një fenomen shumë i jashtëzakonshëm. Menjëherë çifti nisi të kishte shumë dyshime lidhur me beben e parë që ndodhej në bark sepse kishin frikë se mos kjo ndërhyrje e dytë e një bebeje tjetër mund të krijonte ndonjë komplikacion edhe për të parin. Në fakt të dy fëmijët rezultuan gati gati binjak vetëm se një prej tyre ishte 10 ditë më i madh, gjë kjo që nuk krijoi në fakt asnjë problem sepse të dy bebushat ishin mjaft të shëndetshëm dhe të veçantë.

Share With:
Translate »
833 Views