Historia e saj e jetës ka bërë bujë në gjithë botën, Gypsy Rose Blanchard njofton pritjen e ëmbël

Gypsy Rose Blanchard, historia tronditëse e së cilës mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe frymëzoi regjisorë të njohur për ta kthyer në një dokumentar, ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj Ken Urker. Lajmin e ëmbël personazhi i njohur e bëri me dije përmes një videoje në Youtube ku tha se fëmija do të vijë në jetë në Janar vitin tjetër, pak më shumë se një vit pasi ajo u lirua nga një burg i grave në verilindje të Kansas City, Misuri, shkruajnë mediat e huaja. 

“Unë thjesht dua të jem një nënë e mirë për fëmijën tim. Dua të jem gjithçka që nëna ime nuk ishte“, tha ajo e prekur.

Rasti i Blanchard ngjalli interesin e tabloideve kombëtare pasi raportimeve se nëna e saj, Clauddine “Dee Dee” Blanchard, e cila u vra në 2015, e kishte mbajtur në atë të burgosur, duke e detyruar të përdorte një karrocë me rrota dhe një tub ushqimi.

Dee Dee Blanchard i mashtroi mjekët të bënin procedura të panevojshme duke u thënë atyre se të dhënat mjekësore të vajzës së saj kishin humbur në uraganin Katrina.

Avokati tha se nëna kishte sindromën “Munchausen” me prokurë, një çrregullim psikologjik në të cilin prindërit ose kujdestarët kërkojnë dhembshuri përmes sëmundjeve të ekzagjeruara ose të sajuara të fëmijëve të tyre. Dyshja nënë-bijë mori donacione bamirësie, madje edhe një shtëpi pranë Springfield, Missouri, nga “Habitat for Humanity”.

Kur Gypsy Rose Blanchard mbushi 23 vjeç, ajo i dha një thikë të dashurit të saj të atëhershëm dhe u fsheh në një banjë, ndërsa ai godiste vazhdimisht nënën e saj. Pastaj Gypsy dhe Nicholas Godejohn, të cilin ajo i takoi në një “website” të krishterë takimesh, u nisën me autobus për në shtëpinë e Godejohn në Wisconsin, ku u arrestuan.

Godejohn po vuan dënim të përjetshëm në Misuri. Ndërsa Blanchard u lirua më vonë për shkak të abuzimit që ajo kishte duruar nga nëna e saj.  Historia e Gypsy Rose është përfshirë në dokumentarin e HBO-së të vitit 2017 “Mommy Dead and Dearest” dhe mini-serialin Hulu 2019 “The Act”.

Blanchard tha se shtatzënia nuk ishte e planifikuar, por ajo dhe Urker janë të emocionuar dhe të përkushtuar për të krijuar një familje së bashku.

Share With:
Translate »
104 Views