Historia emocionuese nga Erseka/ Mijëra kilometra për të shoqëruar në mbrëmjen e maturës shokun e vjetër të fëmijërisë

Një histori prekëse po aq dhe e veçantë është sjellë së fundmi nga gazetari Xhensil Shëkmbi. Kjo histori ka protagonist Katerinën dhe Aldon, dy shokët qysh në fëmijëri, të cilëve as vitet dhe kilometrat nuk ja venitën shoqërinë e pastër dhe të vërtetë.

Aldo i cili ishte maturant këtë vit u shoqërua në këtë ditë të veçantë nga shoqja e tij e fillores, Katerina, të cilës iu desh të udhëtonte nga Zelanda e Re për në Ersekë vetëm e vetëm që të mbante premtimin që vite më parë i kishte dhënë mikut të saj.

Postimi i gazetarit Xhensil Shëkmbi:

“Premtimin nuk e tret as dheu” – Dashuri e pastër si ajo e Katerinës

Maturantët e Ersekës shkelën mbi tapetin e kuq. I gjithë qyteti ishte aty për t’i parë. Ashtu siç e do tradita.

Më i veçanti ndër ta ishte Aldo, i cili është me sindromën Doën. I gëzuar, i lumtur, i qeshnin edhe sytë. U çudita. Sa shumë dashuri i falnin të gjithë. Më takoi i ati, më tregoi për shoqëruesen e tij.

ÇFARË?! – u habita!

Katerina udhëtoi nga Zelanda e Re drejt Ersekës vetëm për Aldon. Katerina shpenzoi mbi 20 mijë euro bileta sepse mori me vete dhe familjen e saj. I DETYROI!

Katerina, pse sot këtu?

-Nuk bëhej matura pa mua këtu. Unë i premtova Aldos se do isha për të ditën e maturës. Ishim bashkë dhe në minimaturë, më pas unë ika në Zelandën e Re me familjen

Sa kohë ke që e njeh dhe rri afër Aldos?

-Që 6 vjeç. Që në kopsht. Kemi qëndruar bashkë në shkollë. Deri në fund të klasës së 9. Pastaj prindërit ikën Greqi. E pastaj në Zelandën e Re

Cila është marrëdhënia jote me Aldon?

-Motër e vëlla. (këtu qau, i’u prish make up) Aldo nuk ka ditë që nuk më shkruan në Facebook; “Motër, si je?”

E po nuk e dëgjoi fjalën time; “Jam mirë të keqen motra, nuk ndalon së shkruari”

Po qaja e unë. Edhe Jona, vajza që po mbante blitz per intervistën. Edhe prindërit po qanin.

Motër e vëlla, nga jeta. Sa bukur, dashuria e pastër e Katerinës

Share With:
Translate »
94 Views