Historia frymëzuese e Rafaelit, djalit me autizëm që flet 9 gjuhë të huaja

Rafaeli u diagnostikua që i vogël me çrregullime të spektrit autik dhe prindërit të mërzitur vendosën të ndiqnin hapat e vegjël, por të rëndësishëm të zhvillimit të tij.

Shumë shpejt Rafaeli, tashmë 7-vjeçar flet 9 gjuhë të huaja, luan në instrumenta muzikore dhe është i aftë të shkruajë këngë. Historinë e tij frymëzuese e ndau vetë e ëma me Bright Side për t`u dhënë forcë gjithë prindërve që përballen me autizmin.

Rafaeli ishte 2 vjeç e 8 muajsh dhe akoma nuk mund të fliste asnjë fjalë. Kjo situatë e pazakontë i detyroi prindërit ta çonin për një vizitë tek një neuropediatër.

 

Diagnoza që doktori u dha u ndryshoi jetën përgjithmonë. Ata shkuan edhe në tre mjekë të tjerë për të verifikuar diagnozën. Ishte e njëjta.

Rafael nisi terapinë dhe për disa muaj me radhë nuk po bënte progres. Mjekët u sugjeruan prindërve t`i linin në duar një tabletë për të parë nëse kishte interes në diçka. Ata pranuan ta përfshnin në pajisjet teknologjike.

Ndërkohë që rrinte në YouTube, djali shikonte video portugalisht si pjesë e terapisë. Një ditë të bukur, YouTube luajti automatikisht një këngë në anglisht dhe sytë e tij shkëlqyen.

“E kuptova që diçka ndryshoi që në atë moment”, tha e ëma. Që nga ajo ditë vogëlushi nisi të ndjekë pasionin e tij të fshehur për gjuhët e huaja. Dhe në mënyrë të pabesueshme nisi t’i shqiptonte fjalët më së miri.

 

Momentalisht ai flet 9 gjuhë të huaja duke përfshirë: anglisht, spanjisht, japonisht, rusisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Anglishtja është e preferuara e tij.

Shumë njerëz që e njohin përmes rrjeteve sociale dhe historisë së tij të suksesit, mendojnë se është amerikan, por në fakt është nga brazilian.

Edhe muzika është fusha e tij e preferuar. Vetëm me tre leksione ka përvetësuar mësime intrumentash që njerëzve të tjerë u duhen 3-4 vjet.

Share With:
Translate »
304 Views