Historia që na tronditi të gjithëve! Pas vëllait, dyshohet se është gjallë edhe nëna e Alvin Berishës!

Ditën e sotme drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për ABC News ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga kampi famëkeq i Al Holit, është gjallë.

Sipas tij Bunjamini 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri.

Alvini i kishte shpëtuar një sulmi ajror nga forcat kurde, ku në makinë kanë qenë nëna e tij, njerku, vëllai Bunjamini. Nga informacionet e para u tha se kishte shpëtuar vetëm Alvini, por më pas pas komunikimeve ne arritëm të sigurojmë informacionet se nga ky operacion ka shpëtuar edhe vëllai i tij Bunjamini, i cili tashmë është pjesë e grupit të shqiptarëve që ptitet të sillen në Shqipëri. Bunjamini është djali i Afërdita Berishës e cila ishte martuar me një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë nga një sulm ajror, në momentin që po përpiqeshin që ti bashkoheshin kampit Al Hol.

Por, nuk mbaron këtu, sepse Elezi ka theksuar se  ka dyshime se përveç vëllait gjallë të jetë edhe nëna e Alvinit. Ai ka treguar se ka patur informacione se nëna e Alvinit deri në mars ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj hedh dyshime se ajo mund të jetë akoma gjallë.

 Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë,  ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje.

Ndërkohë, ditën e sotme pas vitesh, rikthehen në atdhe katër fëmijët dhe gruaja e parë nga kampi i Al-Holit në Siri. Gjysmëhëna e Kuqe siriane në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe qeverinë shqiptare kanë mundur që të kthejnë në vendlindje Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe.

Bashkë me ta do të rikthehet edhe Endri Dumani, i cili tanimë i ka mbushur 14 vjeç. Ndërkohë mbetet ende mister fati i motrës së tij, Evës, e cila nuk pranoi që të kthehej në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se Eva është në gjendje të mirë por nuk ka preferuar që të japë më shumë informacione për vendndodhjen e saj. Rama po ashtu paralajmëroi se operacioni do të vijonte deri në rikthimin e rreth 50 të miturëve të tjerë që janë larguar drejt Sirisë për të parë në sy vdekjen.

Share With:
Translate »
1120 Views