Hodhi në lumin Kir FOSHNJËN e lindur një javë më parë, Policia zbardh ngjarjen TRONDITËSE në Shkodër dhe arreston nënën (EMRI)

Një 32 vjeçare është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se hodhi në lumin Kir foshnjën e saj që e lindi në datën 30 dhjetor 2022, vetëm një javë më parë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasja Orjana Gremi, 32 vjeç. Uniformat blu kanë gjetur trupin e pajetë të foshnjës, në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir.

Sipas Policisë 32 vjeçarja dyshohet se ka hedhur në lumë foshnjën tetë ditësh, mbrëmjen e djeshme. Tashmë e reja akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, vihet në pranga për vrasje, 32-vjeçarja. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në inteligjencën informative, se mbrëmjen e djeshme, një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir, kanë organizuar punën për verifikimin e këtij informacioni të marrë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
79 Views