Horror/ Gjenden 4 foshnja të abortuara, të hedhura në një kazan plehrash
Katër fetuese janë gjetur të hedhura në një kazan plehrash në Tajlandë.
Policia tajlandeze është duke kërkuar abortuesit e paligjshëm.
Zbulimi i horrorit u bë nga punonjësit e grumbullimit të plehrave, të cilët panë një kokë fëmije që po depërtonte nga një thes i grisur, pasi e hodhën në kamion.
Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, pasditen e së mërkurës gjeti edhe tre trupa të tjerë të moshës nga 2 deri në 8 muash.
Zyrtarët thonë se fetuset kishin qenë atje në më pak se 24 orë dhe besonin se ishin hedhur nga kriminelë që drejtojnë një klinikë aborti të paligjshme.
Shefi i policisë së Hua Hin, Pol Col Sittichai Srisopacharoenrat tha se një fetus ishte dy muajsh, një tjetër tre ose katër muajsh dhe dy trupat e tjerë ishin të moshës ndërmjet gjashtë dhe tetë muaj.
Zyrtarët po kontrollojnë kamerat e rrugës pasi besojmë se përgjegjësit kanë ardhur me një makinë, hodhën fetuset dhe pastaj u larguan.