Rita Ora i bashkohet kastit të filmit të Pokemon

Pas u shfaq në trilogjinë ‘Fifty Shades’, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora por merr një rol të ndryshëm.

Këngëtarja tashmë e kthyer edhe në aktore duke iu bashkuar kastit të flimit Detective Pikachu, një film i frymëzuar nga Pokemon.

Ryan Reynolds dhe Justice Smith janë vendosur të startojnë në flimin e producentit Rob Letterman ndërsa roli i Orës është ende një mister deri tani.

Detective Pikachu është planifikuar të mbërrijë në 10 maj 2019.

Puna e Rita Orës në ekranet e mëdhenj botëror do të vazhdojë të shkëlqejë. Ajo gjithashtu do të shfaqet në filmin Wonderwell.

Edhe karriera e saj muzikore nuk është ndalur. Së fundmi ka bashkëpunuar me Liam Payne për këngën ‘For You’ që është kolona zanore e flimit Fifty Shades Freed dhe aktualisht po punon për nxjerrjen e një albumi të ri. Dhe me 21 shkurt do të këndojë në Brit Awards.

Share With:
Translate »
595 Views