Elektiçisti, baba i dy fëmijëve humb jetën në krye të detyrës

Pak më parë u raportua se një elektriçist 32-vjeçar vdiq, teksa ishte duke rregulluar një defekt elektrik të shkaktuar nga moti i keq. Elektriçisti ndërroi jetë menjëherë sapo ra në kontakt me korentin në fshatin Rragan të Tropojës.
Newsbomb.al mëson se 32-vjeçari që vdiq në krye të detyrës është Fatjon Hoxha, baba i dy fëmijëve, ky që shihni në foto.
Sakaq, një video ku punonjësi i OSHEE shfaqej pranë një lumi të rrëmbyeshëm dhe mundohej të rregullonte defektin në shtyllën e tensionit që ishte mënjanuar bëri xhiron në rrjet.
Në videon e postuar më herët nga newsbomb.al vihen re komentet për punonjësin e OSHEE, të cilët komentojnë rrezikun.
Më poshtë ndiqni videon!

Në Rragam të Tropojës! Përmbytjet rrëzojnë shtyllën elektrike, një punonjës i OSHEE tenton ta ndreqë!

Posted by newsbomb.al on Saturday, February 3, 2018

Share With:
Translate »
826 Views