Humbet kontaket me familjen prej 2 javësh vajza e aktorit të njohur

Aktori Donal Logue kërkoi ndihmën e fansave dhe të publikut të rrjeteve sociale për të gjetur të bijën e tij 16 vjeçe, Jade, e cila rezulton e zhdukur prej së hënës së kaluar.

Logue gjithashtu bëri dhe një shkrim-thirrje për të bijën që të kthehet në shtëpi dhe tregoi gjithë dashurinë e familjes për të.

Aktori i shumë roleve në momente dëshpërimi kërkoi ndihmë nga kushdo që mund ta shikojë të bijën e tij, për të kontaktuar me të apo me policinë, për ta rikthyer shëndoshë e mirë në shtëpi. Por iu drejtua edhe personave që ndoshta janë me të dhe po e ndihmojnë në ndonjë aventurë, duke marrë parasysh të gjithë skenarët, të kontaktojnë me familjarët, pasi gjithçka po bëhet e frikshme dhe e çuditshme.

Donal Logue and guests at Sophia Fiori during HBO Luxury Lounge – Day 1 at Four Seasons Hotel in Beverly Hills, California, United States. (Photo by J.Sciulli/WireImage for Mediaplacement)

Share With:
Translate »
924 Views