Humbi babain në të njëjtën ditë kur u bë nënë, Arbenita flet e pikëlluar

Ditën e djeshme, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe partneri i saj, Fero, u bënë prindër për herë të parë.

Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Mirëpo, në ditën më të bukur të jetës së saj, kur u bë nënë për herë të parë, Arbenita gjithashtu mori lajmin më të hidhur të jetës.

Babai i saj humbi betejën me Covid-19, me të cilin po luftonte prej ditësh.

Lajmin e hidhur e dha e para motra e Arbenitës, Almedina, e cila në një status në Facebook shkroi:

“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat.

Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq.”

Pas këtij lajmi të hidhur, ka reaguar për herë të parë edhe Arbenita, e cila me siguri ka ngarkesën më të madhe emocionale.

Krahas një fotoje të të atit kur ishte i ri, modelja shkruan:

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”

Share With:
Translate »
252 Views