Humbi foshnjën e pa lindur, nëna vëren në ekografi ‘Virgjëreshën Mari’ që i mban dorën

Një nënë e pikëlluar që humbi foshnjën e saj të palindur, ka zbuluar se si një ekografi tregon Virgjëreshën Mari, duke mbajtur djalin e saj.

Cassie Lee humbi djalin e saj Gus, pasi doktorët nuk arritën të dëgjonin rrahjet e zemrës në një skanim në javën e 20-të.

Në një ekografi të bërë pak para se të merrte lajmin e hidhur, mamaja vuri re praninë e një diçkaje të çuditshme që ngjate si Virgjëresha Mari, që po i mbante dorën fëmijës së saj.

Cassie ka shpërndarë foton me shpresën se do të sjellë ngushëllim për prindërit e tjerë, që vuajnë nga humbja e foshnjës ose aborti.

Cassie tha: Unë e mbaj ekografinë në dhomën time të gjumit pranë fotografive të familjes, ai është gjithmonë me mua.

Cassie u martua me burrin Ben në maj 2015, përpara se të zbulonte pesë muaj më vonë se do të bëheshin prindër.

Çifti kishte blerë një shtëpi të re dhe kishte zbukuruar dhomën e fëmijës që do i vinin emrin Agust, ose shkurt Gus. Gus do të ishte shtatë vjeç këtë vit. Çifti më pas pati dy djem të tjerë, Sam, gjashtë vjeç dhe Max, tre.

Nëna e tre fëmijëve thotë se fotografia e ekos i ka dhënë asaj forcë për të vazhduar më tej dhe ka vazhduar të jetë besimtare e fesë katolike.

Share With:
Translate »
77 Views