Humbi jetën në spitalin e Elbasanit, del ekspertiza paraprake e 3-vjeçares, zbulohet shkaku i vdekjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku një vajzë 3 vjeçe humbi jetën në spital.

Në ekspertizën paraprake raportohet se shkaku i vdekjes së fëmijës është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore.

Mësohet se fëmija ka shkuar në spital me nivelin e oksigjenit 46. Pak më parë në një deklaratë babi i vogëlushes së ndjerë tha se vajza kishte 9 ditë që ishte e sëmurë dhe se mjekët i kishin dhënë ilaçe për virozë.

Share With:
Translate »
140 Views