Humbi të birin pas shembjes së ndërtesës në Itali, babai shqiptar mezi qëndron në këmbë: Duam drejtësi

Genci Tila është ende i dobët dhe mezi qëndron. Një ditë më parë ai humbi të birin 4-vjeç, Aron në Itali pas shembjes së ndërtesës në zonën Madonna di Campagna në Torino.

Një ditë më parë ai ishte jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi duke pritur që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin e vogël nga rrënojat dhe për shkak të tronditjes që pësoi ai u dërgua në Maria Vittoria.

Në krah të tij qëndron Qemal Çupi, kushëriri i gruas së tij i cili përpiqet ta ndihmojë për të qëndruar në këmbë ndërsa bashkë do të nisen në spital ku e shoqja Nertila Tila vijon të jetë ende e shtruar.

Kushëriri përsërit: “Ata erdhën nga Napoli, ata ishin këtu në Torino për të filluar një jetë të re. Babai i Aronit tashmë kishte një punë në një kompani si punëtor, dje ai shkoi për të filluar punë”.

Në fytyrën e babait lexohet vetëm dëshpërimi. “Por për fat të mirë – vazhdon Cupi – dy fëmijët e tjerë nuk ishin me ta”.

Familja Tila ishte vendosur në atë banesë për të dalë nga papafingo në fund të rrugës dhe po kërkon për një shtëpi tjetër. Sot ata do të kishin takimin me agjencinë.

“Ne duam drejtësi dhe ndihmë me dokumentet dhe gjëra të ndryshme. Ne duam ta sjellim arkivolin në Shqipëri”, shprehet ai.

Share With:
Translate »
52 Views