Humbi vëllanë në aksidentin e mbrëmshëm, deputetja e PS-së: Më thërrmove zemrën

Mbrëmjen e djeshme, në një aksident fatal humbi jetën ushtaraku 37-vjeçar, Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.

Në një postim në Facebook, vetë Gjylameti shkroi fare pak rreshta mbi ngjarjen në fjalë.

“Më thërrmove zemrën në 1000 pjesë o Tonce. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë ?”

Një vit më parë, Blerina Gjylameti ka humbur edhe motrën e madhe, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Për fat të keq, familja u godit nga një tjetër tragjedi.

Share With:



203 Views