Humbi vëllanë një vit më parë, mesazhin për të vajza ia jep të atit

Adelajda është një motër që ka humbur vëllanë. Ruhiu dhe Gjinovefa janë prindër që kanë humbur djalin   e vetëm. Një familje që i mungon një pjesë e shpirtit. Një vajzë që thërret nënën dhe babanë në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë me ta dy fjalë zemre. Një peng që i ka rënduar për një vit pas disa fjalëve të thëna në momente dhimbjeje, por që i bashkon në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan në një përqafim.

Adelajda: Ma, ba ju kam sjellë këtu sepse disa ditë përpara se vëllai të humbiste jetën unë kisha ndërmend t’i bëja një mesazh dhe ai mesazh u pre, ngeli në mes dhe më mbeti brengë në shpirt dhe dua që këtë brengë sot ta heq nga shpirti. Ba, dua ta dish që të dua jashtë mase dhe të kërkoj ndjesë për të gjitha ato fjalë që të thashë atë ditë kur kam ardhur nga Italia. Më fal. Faleminderit shumë për të gjitha sakrificat që keni bërë për tim vëlla, për mua dhe po bëni edhe sot për Asleian.

Gjinovefa: Ne bëjmë detyrën xhan i mamit siç bën çdo prind. Faleminderit Zotit që na ka bekuar me një vajzë si ti që lufton. Ke që 18 vjeçe që studion e deri më sot dhe na ke bërë krenarë, si veten tënde, edhe ne.

Adelajda: Unë jam krenare që ju kam ju të dyve prindër.

Share With:
Translate »
36 Views