Hyn në Big Brother VIP, përlotet për vajzën dhe motrën e ndjerë
Big Brother Albania VIP ka filluar edicionin e saj të parë këtë vit në Shqipëri.
Banorja e katërt e shtëpisë është gazetarja e njohur Paloma ose Rudina Demneri.
Gjatë prezantimit të klipit të saj, ajo u përlot se nuk mund të rrinte pa të bijën. Ndërsa teksa po priste të hynte në shtëpi, ajo tregoi se motivi i hyrjes në shtëpi i saj ishte motra e ndjerë. Motra e saj e kishte dashur shumë Big Brother dhe i kishte shprehur dëshirën Rudinës që ajo t’i bashkohej.
Emocionuese ende pa filluar. Kush e di sa shumë kanë për të rrëfyer VIP-at tanë. /Kids’ Time