Hyri në ambasadë shtatzënë, shqiptarja rrëfen historinë prekëse: Linda vajzën me veteriner, burri më vdiq 34-vjeç
Valbona Maloku është ish-azilantia shqiptare që ka një histori tepër prekëse jete. Në një lidhje me Skype nga “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjitha detajet emocionuese, kur u largua nga Ambasada Gjermane me bashkëshortin. Valbona ka qene shtatzënë dhe ka lindur në ambasadë, ku e ka ndihmuar një veteriner, pasi të gjenin një mjek ishte e pamundur.
Ajo ka zbuluar se burri ndërroi jetën në moshën 34-vjeçar pas një aksidenti dhe u detyrua të rrisë fëmijët e vetme që 31 vjeç.
Sakaq, Valbona ka treguar se një vëlla ia dënuan ditën e dasmën dhe si pasojë e gjithë familja u internua, duke pasur vuajtjet çdo ditë.
“Historia ime është shumë e trishtë, që në vitin ’85 kur vdiq Enver Hoxha, pasi vëllain tim e dënuan me 19 vit në burg dhe ne me familjen na internuan. Në ’88 njoha bashkëshortin tim dhe kemi shkuar shumë mirë. Bashkëshorti më vdiq dhe më ka lënë në moshën 31-vjeçare, kam rritur dy fëmijë e vetme.
Në momentin që u hapën ambasadat, mora burrin dhe shkuam te ambasada gjermane. Kaluam avllinë dhe u hodha, kur u hodha më kapën lejet e lindjes. Donim të më çonin në spital, unë s’pranova se kisha hall se më vrisnin, u detyruan dhe gjetën një veteriner te Ambasada Franceze dhe erdhi aty, ai ishte veteriner kafshësh, por u detyrua dhe emrin e vajzës ia vura Patrizia, nga mjeku veteriner Patrik.
Jeta në fillim ka qene shumë e vështirë në Gjermani, sepse ne nuk kishim asnjë shqiptar, as për të na përkthyer. Kam 34 vjet në Gjermani dhe 33 vjet kam punuar në të njëjtin fshat këtu. Kam punuar në fillim pastruese, më pas në një fabrikë ku bëheshin Audit dhe BMW, tani kam 22 vjet që punoj në bashki. Bashkëshorti më ka lënë 31 vjeçe, pasi humbi jetën në një aksident dhe ishte vetëm 34 vjeç”, rrëfeu ajo.