I bie pianos me pasion të zjarrtë, Ledina Çelo publikon videon e veçantë të djalit
Këngëtarja Ledina Çelo publikon shpesh detaje nga jeta e saj personale. Prej vitesh ajo është shpërngulur në Gjermani ku po rrit fëmijët e saj Erlisin dhe Perianën.
E duket se i biri ka marrë pasionin e saj për muzikën pasi në një video të publikuar në story, 12 vjeçari shihet teksa i bie me një energji dhe dëshirë të zjarrtë.
Ndërsa e bija ka pasion pikturën, pasi mami Ledina ka shpërndarë edhe një foto të sajën duke pikturuar.