I biri i porsalindur ka një kërkesë të veçantë në ditëlindjen e mami Elonës

Moderatorja e njohur Elona Duro u bë nënë pak ditë më parë me një djalë që e quajti Tomas, pikërisht në muajin që edhe ajo kishte lindur. Ndërsa sot ajo feston ditëlindjen e saj, është mamaja e bashkëshortit që i ka dedikuar disa vargje prekëse! Zonja Diana e ka vënë veten në vendin e nipit dhe po flet me gojën e tij, ndonëse ai është ende i porsalindur. Ndër rreshtat emocionues, dashuria e gjyshes, kërkon shpejt një mbesë! Lexoni dedikimin e më poshtëm: “Ciao Tomas!
A e din ti qe sot eshte ditlindja e mamushit tend?
Si thua ja bejme sebashku nje urim nga zemra?
E dashur mami Elona, une edhe nama Diana te urojme nga zemra edhe 100 vjet te tjera te lumtura sebashku me mua edhe me babi Lorin!
Une, babi Lori, nana Diana, gjyshi Mai,halla Madi jemi shuuuuuume te lumtur qe te kemi ne familjen tone,te duam shume fort, te kemi zemer, te kemi shpirt!
Ti me alegrine tende, me buzeqeshjen e bukur i ke bere te gjithe te te duan shume!
Une mamushi im te dua me fort se kushdo tjeter ne kete bote, sepse ti do me rritesh, do me edukosh, dhe fo me dhurosh te gjithe dashurine tende te pafund per mua!
Jam i vogel une, por kur te rritem do te te bej urime shume me te bukra!
E dashur mami Lona, ne te gjithe sebashku duam vetem lumturine tende, qetesine e shpirtit dhe jete pafundesisht te gjate prane dashurive te zemres tende!
Une kam edhe nje kerkese te vogel;
Mos vono shume te me dhurosh nje moter te bukur……baciiiii!Elona Duro”

Nuk ka munguar edhe komenti epik i Elonës, e cila mesa duket e ka në planet e largëta një tjetër fëmijë: “Edhe qava edhe qesha ne fund pastaj. Hahaha. Nana Diana prit te rritem une pastaj motra. Hahaha. Mezi po presim te vime ne Bergamo.
Dianaaaa Grazieeee. Te puth shume”

Edhe stafi i Kids’Time i uron një ditëlindje të lumtur Elonës /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1089 Views