Ertugrul, në qiellin e shtatë: baba për herë të dytë
Aktori i njohur për rolin e Ertugrulit në serialin me të njëjtin titull, Engin Altan Düzyatan, sapo ka marrë një lajm të bukur dhe është shumë i lumtur. Bashkëshortja e tij, Neslişah Alkoclar, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e dytë.
Mediat turke kanë shkruar se aktori kryesor i serialit që ka thyer rekordet e shikueshmërisë, mezi po pret fëmijën që do të vijë në jetë pas disa muajsh. 38-vjeçari është baba i një djali 2-vjeçar Emir Aras.
Detaje të tjera, nga Düzyatan dhe Alkoclar, për momentin nuk ka. E vetmja gjë që duan është ta kalojnë sa më qetë këtë periudhë të ëmbël.
Engin Altan Düzyatan dhe Neslişah Alkoclar kurorëzuan dashurinë në tetor të vitit 2014.
Për momentin, aktori është në xhirime me seritë e reja të serialit ‘Ertugrul’.