I biri jep lajmin për vdekjen e aktorit Gulielm Radoja: Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël

Red Radoja, djali i aktorit të njohur Gulielm Radoja shkruan për ikjen e babait tëë tij, mëngjesin e sotëm. Radoja mbylli sytë sot në moshën 75 vjeçare pasi nuk e fitori dot betejën me Covid-19.

“Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …”, shkruan Red Radoja.

Prej muajit prill, aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku qëndronte në reanimacionin e spitalit të qytetit të Durrës, aty ku dhe jetonte. Duke qenë se nuk kishte përmirësim, dy ditët e fundit ai u soll në Tiranë ku u fut menjëherë në intubim. Fatkeqësisht, sot ai ka ndërruar jetë.

Share With:
Translate »
227 Views