Elita mund të veshi lirshëm bluze me bark jashtë, sepse pas dy muajsh nuk ka asnjë gjurmë nga Bota

Në fillim të Marsit, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Dy vite pas djalit, Zëri, ata mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin e veçantë Bota. Ata ndanë menjëherë detaje me fansat e tyre, duke zbuluar portretin e plotë të vogëlushes.

Gjatë kësaj periudhe postimet e shpeshta me Botën nuk kanë munguar nga ana e Elitës. Por ndërsa kanë kaluar dy muaj nga lindja, moderatorja ka arritur të largojë kilogramët e tepërta dhe tashmë duket më në formë se kurrë më parë.

Këtë e ka dëshmuar me një foto që ka publikuar në Instagram, ku përpos linjave trupore, Elita ka tërhequr vëmendjen me stilin e veçantë që e karakterizon. Ndërkohë, kujtojmë që me ardhjen në jetë të Botës, Elita është shkëputur sërish nga ekrani.

Share With:
Translate »
350 Views