Gruaja e Kevin Harts shfaqet mahnitëse me barkun e rrumbullakosur teksa shihet duke dalë nga palestra

Eniko Parrish duket se po e përjeton shumë mirë shtatzaninë. Këtë e shfaqi mjaft mirë teksa u fotografua në dalje të një seance stërvitore në Los Anxhelos. Bukuroshja 33-vjeçare, gruaja e komediait Kevin Hart, kishte veshur një bluzë sportive Nike që i shfaqte më së miri barkun e rrumbullakosur, një xhiboks të lidhur për beli dhe një palë atlete të zeza. Modelja mbante në duar një tërmus të bardhë, celularin e saj dhe çantën e dorës në sup. Një detaj që u kap nga sytë e gazetarëve ishte dhe unaza e shtrenjtë që mbante në dorën e majtë.  Pa harruar dhe aksesorët si syzet apo buzëkuqin. /Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
734 Views