Si i përgjigjet djali i deputetes së PS-së pyetjes: Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Për herë të parë si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Blerina Gjylameti u zgjodh në vitin 2013, por një vit më parë, ajo ishte ishte zgjedhur edhe Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë. Që nga ajo kohë, angazhimet në politikë dhe nismat në politikëbërje kanë qenë të shumta, një pjesë sfida të panjohura për Gjylametin, e cila vazhdon të jetë një zë i rëndësishëm në strukturat drejtuese të PS-së edhe për politikat në mbështetje të gruas.

Sfidat dhe sakrificat në politikë nuk kanë qenë të pakta, por ndoshta më e madhja ndër to ka qenë mexhaxhimi i kohës për të mos munguar edhe në familjen e sapokrijuar. Joeli, djali 9-vjeçar i deputetes Gjylameti, kishte vetëm dhjetë ditë që kishte lindur kur deputetja duhet të fillonte angazhimin në politikë. Nuk ishte koha më e mirë për të munguar në shtëpi, por nuk ishte as koha për kthim pas. Ajo zgjodhi të sakrifikojë shumë, por të vazhdojë përpara, në mënyrë që të japë kontributin e saj për një të ardhme më të mirë për Joelin dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Sot, e ftuar në “Rudina”, deputetja Gjylameti rrëfeu më shumë edhe për jetën private dhe për raportin e fortë që ka me Joelin – djalin e saj të vetëm, i cili ka filluar edhe të kuptojë se, nëse prindërit janë politikanë, ata edhe mund të sulmohen, shpeshherë edhe kur nuk e meritojnë.

Megjithatë, ai është i rritur, akoma i ndjeshëm, por kjo është ndoshta kosto që duhet të paguajnë politikanët që, në fund të fundit, kanë zgjedhur këtë rrugë edhe për të ndryshuar e për ta bërë më të mirë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Meqë është kështu, edhe Joeli mendon se për të ardhmen do të bëjë të njëjtën zgjedhje. Ose ndoshta nuk zgjedh ta bëjë, por për momentin kështu e shikon ai mamin e tij dhe deputetët e tjerë, madje edhe ministrat: “Kur e kam pyetur Jolein ‘çfarë do të bëhesh kur të rritesh, më ka thënë deputet. Pasi e pyetja përse, më tha: Sepse ju mund të luani gjatë gjithë kohës në iPad derisa t’ju vijë radha për të folur”, – tregon Blerina me të qeshur. Këtë, i biri e kishte vënë re sa herë që gjyshërit e tij ndiqnin seancat plenare. Por më vonë hoqi dorë nga “profesioni” i deputetit, sepse pa që, nëse do të ishte ministër, jo vetëm që mund të luajë në iPad, por edhe nuk e kapin kamerat që po e bën këtë.

Por hoqi dorë edhe nga kjo detyrë. Joeli ka vendosur që më mirë të bëhet drejtor si babi, meqë ata kanë punë më “të lehtë” – mund t’i kontrollojnë edhe nga terreni punët dhe vartësit e tyre.

Jo keq si fillim. Djali i një politikaneje i jep mësimin më të mirë politikës sonë, për momentin.

Share With:
Translate »
686 Views