I braktisi kur ishin të vegjël, Endri dhe Stefi humbim të atin

Në një status të trishtë, këngëtarët e njohur shqiptarë, Endri dhe Stefi Prifti, kanë njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre, Serafin Prifti. Vdekja e tij u njoftua publikisht në një status emocionues në Facebook, ku ata shkruajnë: “Përshëndetje familjare, shokë, miq dhe fansa të kësaj faqeje të madhe! Ju bëjmë me dije, se sot, më 12 qershor 2024, ndërroi jetë babai jonë, Serafin Prifti.”

Postimi i tyre vazhdon me një tregim prekës për marrëdhënien komplekse që kanë pasur me të atin. Ata theksojnë se nuk kanë asnjë kujtim apo fotografi me të, një fakt që, siç thonë, mund të duket i çuditshëm për shumë njerëz, por që për ta është një realitet i dhimbshëm dhe i vërtetë.

“Pavarësisht se si ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të Tij,”shprehen ata.
Endri dhe Stefi rrëfejnë se janë rritur dhe janë edukuar nga nëna e tyre, të cilën e përshkruajnë si një heroinë që ka sakrifikuar gjithçka për fëmijët e saj.

“Për shumë njerëz ndoshta duket i çuditshëm ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jonë me njeriun që na bëri kokën…! Ne jetuam, u rritëm dhe u shkolluam me nënën tonë heroinë, që sakrifikoi jetën e saj për të tre ne, fëmijët e kësaj martese. Nuk dua të shkruaj më tepër në këtë ditë humbjeje. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00,” përfundojnë ata, duke u kërkuar ndjekësve të respektojnë këtë moment të vështirë për familjen e tyre.

Share With:
Translate »
18 Views