I dashuri i Morena Tarakut i martuar? Poston fotografi me gruan dhe dy fëmijët

Ditëve të fundit, modelja kosovare, Morena Taraku, ka qenë kryefjalë e mediave rozë në Turqi.

Kjo sepse po përflitet se është në lidhje dashurie me një këngëtar 43-vjeçarë, Berdan Mardini, shkruan “Kosovarja”.

Lidhja e tyre u bë e ditur pas festës së ditëlindjes të artistit që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.

Madje, disa media atje thonë se Mardini i ka treguar rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

 

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruajnë mediat turke

Mbi këto lajme modelja shqiptare nuk ka reaguar ende.

Por, së fundi u zbulua se artisti turk është i martuar dhe ka dy fëmijë e që së fundi edhe ka ndarë një imazh familajrë në “Instagram”, derisa edhe e ka etiketuar bashkëshorten.

 

E gjithë lidhja e tyre thuhet se ka filluar duke qenë fqinjë me njëri-tjetrin në qytetin e Turkisë, atje ku Morena ka Qender Estetike, dhe shpesh herë shkon për të qëndruar atje.

Share With:
Translate »
207 Views