I dënuar me burg përjetë/ E bija hoqi dorë nga mbiemri i tij, Babis Anagnostopoulos thyhen heshtjen

Pasi vajza ka hequr dorë nga mbiemri i tij, duke marrë atë të nënës së saj, vjen reagimi i parë nga piloti vrasës, Babis Anagnostopoulos. Ky i fundit vrau bashkëshorten Caroline Crouchs në sy të vajzës së tyre të vogël dhe e planifikoi atë si grabitje. Sipas TheNewspaper.gr, Babis Anagnostopoulos mësohet të ketë thënë: “Ne duam më të mirën për vajzën. Kam besim të plotë te gjyshja e saj”.

Familja e Caroline dëshiron që fëmija të shkëputet plotësisht nga babai i tij

Ndryshimi i mbiemrit të të miturës Lidia ishte akti përfundimtar në vendimin e gjyshes për ta shkëputur fëmijën nga familja atërore e Babis Anagnostopoulos dhe nga gjithçka që lidhej me vrasjen brutale të nënës së saj. Tashmë, prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias së vogël, e cila ka kujdestarinë e plotë, ka nisur nga Filipinet procedurat për ndryshimin e mbiemrit që mban tashmë vajza e saj Caroline. Autoritetet gjyqësore në Filipine, që zonja Susan Crouch i drejtoi fillimisht kërkesën, ia përcollën shkresën qeverisë greke dhe duke marrë parasysh vendimet e gjykatës, vazhduan me plotësimin e kërkesës.

Share With:
Translate »
48 Views