Autizmi/ Shenjat në fytyrë që e zbulojnë çrregullimin më herët!

Autizmi mund të diagnostikohet herët në fëmijëri, nga një deri në dy vjet e gjysmë, pohojnë dy studime të reja, që sugjerojnë se si dhe ku fëmijët përqendrojnë shikimin e tyre teksa vëzhgojnë ndërveprimin social të të tjerëve.

Në studimin e parë të publikuar në JAMA Network Open, studiuesit ekzaminuan 1089 fëmijë të moshës një deri në 2.5 vjeç nga Children’s Healthcare of Atlanta me simptoma të çrregullimit të spektrit të autizmit ose faktorë gjenetikë që predispozojnë për çrregullimin neurozhvillues. 519 ishin të diagnostikuar.

Eksperimenti përfshinte shikimin e 14 videove afërsisht një minutëshe të ndërveprimeve të ndryshme sociale midis foshnjave. Kamerat speciale vëzhguan sytë e fëmijëve të testuar me një shpejtësi prej 120 herë në sekondë për të regjistruar mikrolëvizjet ndërsa ata shikonin filmat.

Krahasuar me diagnozat standarde të mjekëve, metoda e gjurmimit të lëvizjes së syrit ishte 86% e saktë në identifikimin e çrregullimit.

Profesor Warren Jones, autori kryesor dhe një pediatër në Universitetin Emory në Gjeorgji, tha: “Rezultatet tregojnë se mënyra se si fëmijët e vegjël marrin një informacionin vizual social mund të shërbejë si një biomarker efektiv dhe objektiv për zbulimin e shenjave të hershme të autizmit.”

Autizmi/ Shenjat në fytyrë që e zbulojnë çrregullimin

Studimi i dytë, i publikuar në JAMA, ishte pothuajse i njëjtë sepse ndoqi të njëjtin proces kërkimor, duke gjetur saktësi 78% krahasuar me procedurën standarde diagnostikuese. Profesorja Ami Klin nga Emory, e cila ishte bashkëautore e studimit, vuri në dukje se gjetjet tregojnë se shumë fëmijë presin dy ose më shumë vjet për t’u diagnostikuar, deri në moshën 4-5 vjeç, ndërsa çrregullimi mund të ishte diagnostikuar shumë më herët.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt për shkaqet e autizmit, me hipotezën mbizotëruese që ia atribuon atë një kombinimi faktorësh gjenetikë, si historia familjare dhe mosha e prindërve dhe faktorët mjedisorë. Ashpërsia e çrregullimit ndryshon gjerësisht në të gjithë spektrin autik, që do të thotë se ndoshta nuk ka asnjë mundësi trajtimi.

Share With:
Translate »
110 Views