I dhuron shokut të fëmijërisë veshkën pasi i shpëtoi jetën edhe dy herë të tjera

Është e pazakontë për dikë që të mbajë një mikë të ngushtë për 55 vite.

Dhe akoma më shumë ti shpëtojë jetën.

Kyle Brandt ka pasur një mik të tillë, Don Elliott, që nga klasa e katërt dhe ai i shpëtoi jetën jo një herë, por tre herë.

Ata u takuan në shkollë dhe u bënë menjëherë miq. U diplomuan së bashku, punuan së bashku dhe jetojnë pranë njëri-tjetrit në Chippewa Falls.

Herën e parë që Brandt i shpëtoi jetën e Elliott ishte gjatë shkollës së mesme. Brandt po luante kur pa shokun e tij në mes të pishinës duke u fundosur në ujë dhe lajmëroi babain e tij.

Elliott kishte ngërç në këmbë dhe nuk po notonte dot.

“Nuk mbaj mend shumë çfarë ndodhi,”- tha Elliott. “Por nuk e di se do të kisha mbijetuar pa babanë e Kyle.”

Dhe herën e dytë ishte kur u përplasën me motor rreth 20-vjeç kur Brandt mori një copë dhe ja vendosi në kokë Elliott për të ndaluar gjakderdhjen dhe telefonoi ambulancën.

Ata qëndruan 45 minuta në rrugë derisa erdhi ambulanca. Elliott qëndroi në spital për tre ditë. Kur u zgjua nuk njihte prindërit, të dashurën e tij në atë kohë, madje edhe Brandt.

Por atij ju rikthye shpejt kujtesa dhe u largua nga spitali pa asnjë lëndim.

Dhe, vetëm dy muaj më parë, Brandt ia dhuroi veshkën Elliott.

Për shkak të një gjendje gjenetike, veshkat e Elliott kishin dështuar dhe mjekët i thanë se do të duhej të bënte transplant për të jetuar.

Brandt tha se kur mësoi se shoku i tij ishte në nevojë nuk e mendoi dy herë për ti shpëtuar jetën.

Elliott, 68 vjeç vuan nga sëmundja polikistike e veshkave (PKD), një çrregullim gjenetik që bën që cistet e mbushura me lëng të rriten në veshka.

Këto ciste mund të ndryshojnë formën e veshkave, duke zvogëluar funksionimin e tyre dhe çuar në dështimin e veshkave.

Share With:
Translate »
419 Views