I gjetën një fëmijë në bagazhin e makinës, policia serbe ndalon shoferin shqiptar

Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës nga policia serbe.

Sipas mediave arsyeja e arrestimit ka qenë për shkak se shoferit shqiptar i është gjetur një fëmijë në bagazh.

Pas këtij konstatimi, shoferi shqiptar është marrë në pyetje nga policia serbe por ende nuk është zbardhur ajo çfarë ka deklaruar pasi edhe ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Ndërkaq, nuk është bërë me dije as identiteti i shoferit si dhe fëmijës që kishte në bagazhin e makinës.

Share With:
Translate »
427 Views