Nuk është torta, ky është momenti më i bukur i dasmës së këtij çifti
Një nuse braziliane është bërë e famshme pasi është fotografuar gjatë ditës së saj të dasmës duke ushqyer me gji fëmijën. 24-vjeçarja Danielly Katsue, nga Kuiaba e Brazilit, i dha për të pirë djalit të saj 3-muajsh ndërkohë që po shkëmbente unazat me partnerin. Fotografja Monica Carvalho vendosi që fotot e veçanta t’i shpërndante në Instagram për të treguar se femrat mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre “kudo dhe kurdo”. Edhe pse kishte frikë fillimisht për reagimin e njerëzve, fotografja thotë se këto foto u pritën jashtëzakonisht mirë.