Një mami seksi në plazh si Inis Gjoni

Ndryshe nga pjesa dërrmuese e personazheve të njohur, të cilët kanë zgjedhur disa nga vendet më të njohura të plazheve të jugut, regjisorja Inis Gjoni ka preferuar një plazh ranor dhe më afër kryeqytetit. Së bashku me të bijën, Coco Antonel, Inisi ka zgjedhur plazhin e qetë të Golemit, larg zhurmës karakteristike të plazheve të mëdha.

Në fotot e publikuara nga GSH, Inisi duket në top formë me një palë bikini të zeza.  Vajzat kanë zgjedhur t’i shijojnë bashkë këto ditë të fundit të gushtit, pa e pasur mendjen në aparatet paparaci që janë gjendur aty pranë.

Në shtator, Inisi do t’u rikthehet projekteve të reja në teatër, pa lënë mënjanë edhe kujdesin ndaj Coco, e cila, si një zonjushë e vërtetë, çdo ditë e më tepër, po thekson tiparet e bukura të së ëmës.

Share With:
Translate »
1730 Views