I këndon shqip vajzës dhe ajo e adhuron, Emina Cunmulaj ndan videon e veçantë me të gjithë

Para disa javësh ka sjellë në jetë vajzën e dytë të quajtur Mia dhe është më e lumtur se kurrë. Bëhet fjalë për Emina Cunmulaj, modelen me origjinë shqiptare që ndan shpesh eksperiencat e saj dhe momentet familjare me ndjekësit në ‘Instagram’. Vajzën nuk e ka mbajtur të fshehur siç bëjnë zakonisht personazhet publikë, madje fotot e saj tashmë janë bërë virale.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video shumë të bukur teksa i këndon së voglës në shqip dhe tregon se e bija e do shumë mënyrën si këndon e ëma, sidomos në gjuhën shqipe. Pavarësisht se jetën e ka ndërtuar prej shumë vitesh larg vendlindjes, Emina mundohet ta kujtojë dhe t’i mësoj të bijat me gjuhën dhe traditat shqipe.

Mia loves my singing , especially when I sing to her in Albanian 💗

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Share With:
Translate »
944 Views