Zemërimi që fshihet në familjen mbretërore, eksperti analizon portretin e çdo anëtari
Dan Hill është një ekspert në leximin e portretit të dikujt, dhe pikërisht këtë ka bërë edhe me çdo anëtar në familjen mbretërore. Ai ka analizuar shprehitë në fytyrën e gjithsecilit, në një moment shkrepje.
(Dukesha e Cornwallit, Camilla)
Hill shprehet se Camilla është më e zemëruara dhe këtë e tregon drejtimi i vështrimit të saj. Por nëse vëmë re buzën e sipërme shihet një lloj përçmimi.
(Princi Charles)
Buzëqeshja e Charls është tepër e sforcuar. Hill shprehet se sa herë që të shihni një buzëqeshje asimetrike, ta dini se pozuesi po përpiqet të tregohet i mirë vetëm për fotografinë.
(Princi William)
Eksperti tregon se fëmija i tretë i William është arsye më se e mjaftueshme për të qeshur, por nuk duket i natyrshëm. Të paktën dimë që ai është më i lumtur se i ati dhe shumë më pak se djali i tij i madh.
(Dukesha e Kembrixhit, Kate)
“Kate është më e lumtura ndër të rriturit në këtë fotografi. Ajo fsheh pak frikë në vështrimin e saj, dhe kjo nuk është buzëqeshja më e natyrshme që mund të keni parë por mbetet e mrekullueshme,”- thotë Hill.
(Princi Harry)
Dan Hill shprehet se mimika e Harryt, me buzëqeshjen e lehtë, tregon zemërimin e tij të vazhdueshëm sa herë që vëmendja e të tjerëve është mbi të. Ndryshe nga i vëllai, Harry ka aftësi më të mira aktoriale, madje më të mira edhe se e shoqja.
(Dukesha e Sussex, Meghan)
Meghan është e bukur por buzëqeshja e saj nuk është nga kënaqësia. Dan tregon se është një shprehi fytyre tipike për aktorët. Vështrimi i saj tregon se fsheh një lloj zemërimi por nuk ka ndonjë tipar të qartë aty pikërisht për shkak të profesionit.