I keni urryer perimet kur ishit fëmijë? – Këto janë arsyet shkencore pse ndodh ky fenomen

Nëse mendoni përsëri për fëmijërinë tuaj, me siguri keni kujtime të hidhura kur bëhej fjala për ushqimin. Kur mamaja juaj donte t’ju jepte brokoli apo lulelakër dhe ju e urrenit plotësisht atë por ishit të detyruar ta hanit në mënyrë që prindërit t’ju lejonin të bënit gjërat që dëshironi.

Por shanset janë që tani që jeni rritur shijet tuaja të kenë ndryshuar dhe ju ndoshta jeni të dashuruar pas shijes së brokolit.

Sipas Russell Keast, një profesor në shkencën shqisore dhe ushqimore, si dhe drejtor i Qendrës për Shkencat e Avancuara të Ndjesisë në Universitetin Beakin, thotë se nevoja jonë për perime ka të bëjë më disa arsye interesante evolucionare.

Arsyeja pse fëmijët nuk i pëlqejnë perimet është fare e thjeshtë.

Nuk ka asnjë arsye për t’i pëlqyer perimet kur je i vogël, ato janë të bollshme dhe nuk na është dashur kurrë t’i kërkojmë ato.

Ndërkohë që tani ekzistojnë supermarketet me ushqime të zhvilluara sipas dëshirës sonë të cilat janë mjaft tërheqëse dhe kanë pikërisht ato përbërës që trupi pëlqen .

Por pse fillojmë t’i konsumojmë perimet e të na pëlqejnë në një moshë më të madhe?

Në fakt ne nuk fillojmë t’i pëlqejmë ato por mësojmë t’i pëlqejmë ato për shkak të informacionit që marrim.

Duke ditur se sa të shëndetshme janë ato për organizmin dhe duke I future në dietën tonë ne mësohemi me shijen e tyre e si pasojë fillojmë t’i pëlqejmë ato.

Share With:



732 Views