I kërkon mamit motër dhe vëlla por vajza e Rudina Xhungës sapo na i tha të gjitha me këtë vështrim

Javën e shkuar, e ftuar në emisionin më të ri të televizionit Klan “Në kurthin e Piter Pan” ishte Rudina Xhunga. Gjatë intervistës Rudina zbuloi se Alana, vajza e saj e vetme dëshiron një motër ose vëlla dhe pse jo binjakë.

Por në një foto të bërë pas kuintave të emisionit pasi Alana nuk kishte pranuar të shkonte në studio, me sa duket vogëlushja nuk është aq gati për një pjesëtar të ri në familjen e saj. Vështrimi i saj është tipik i një fëmije xheloz. Ndërsa të tjerët e kanë mendjen tek objektivi i aparatit, Alana po shikon “shtrembër” Paolën, njërën prej vajzave të emisionit e cila ra shumë në sy.

Gjithsesi meqë Alana ka dëshirë një motër ose vëlla, mami Rudina duhet ta marrë në konsideratë dhe ne urojmë të ndodhë sa më shpejt! /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1198 Views