Pasi e pyesin për buzët, Albana Osmani në Kurthin e Piter Pan: Vezët e mia i kam të ngrira në frigorifer

Albana Osmani është e ftuara e parë e mbrëmjes së sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Njëra nga vogëlushet e pyeti nëse do t’i ngrinte vezët njësoj si Bleona.

Por përgjigja e menjëhershme e Albanës ishte: Mendoj se është më mirë të ngrimë burrat. Ajo që bëri Bleona ishte për sensibilizim duke qenë se ka një personalitet. Gjithsesi unë jam ende e re dhe vezët e mia i kam të ngrira në frigorifer.

Ndërkohë një tjetër vogëlushe e pyeti në lidhje me buzët nëse i ka të bëra me silikon. Albana tregoi se buzët i ka natyrale ndërsa flokët extension duke qenë se dukej më mirë në ekran. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1508 Views