I kishte përdhunuar motrën! I riu amerikan dënohet me 25 vjet burg pasi vrau agresorin brenda në qeli
Një i burgosur në burgun shtetëror të Washington State në SHBA, i ka shtuar vetes edhe 25 vite burg dënim pasi vrau shokun e qelisë, i cili ishte dënuar për ngacmim seksual të minorenëve dhe i kishte përdhunuar motrën e vogël.
Shane Goldsby, 26 vjeç rrahu për vdekje 70-vjeçarin Robert Munger në qershor të këtij viti. Ky i fundit po vuante dënimin 43-vjeçar për marrëdhënie seksuale me minorene. Goldsby ka thënë përpara trupit gjykues se Munger e acaroi duke ndarë me të detajet e akteve të turpshme që ai kishte bërë. Raportohet se ai e goditi me mani në kokë 14 herë, derisa i moshuari ka ndërruar jetë.
“Nuk isha i qëndrueshëm, thjesht nuk isha. Ai donte që të më jepte detajet e gjërave që kishte bërë, të më tregonte foto dhe video të përdhunimeve. Ai e mbushi kupën. Më vonë kuptova se një nga viktimat e tij kishte qenë edhe motra ime”- ka thënë përpara trupit gjykues Goldsby.
Ai më parë i kishte kërkuar burgut që t’i ndërronte shokun e qelisë, por kërkesa nuk u mor parasysh dhe autoritetet e burgut e kuptuan lidhjen mes dy të burgosurve pas vrasjes.
Goldsby kishte hyrë në burg pas një “nate të çmendur”, e cila përfundoi me vjedhjen e një automjeti të policisë së tij dhe përplasjen e një polici rrugor.