I lyen flokët vajzës 2-vjeçare, por e sulmojnë rëndë

Piercing, make up-i, flokët e lyer – edhe pse janë rutinë bukurie për shumicën e femrave, një debat i nxehtë ka të bëjë me atë se kur është koha për ta filluar këtë rutinë për fëmijën? Sipas një nëne, mosha është 2 vjeç. Charity Grace LeBlanc ka postuar një video në Instagramin e saj ku është duke i lyer flokët së bijës me pink sepse “ajo po më lutej për një kohë të gjatë.”

Në përshkrim, Charity thotë se bëri një truk me bojën (natyrale) që po përdor mbi flokët e Felicity, sepse “ajo është akoma e vogël.” Po ashtu, ajo zgjodhi një bojë jopermanente dhe e sigurt që fëmijës i del pas 2-3 larjeve. Megjithatë, në përshkrimin e videos, Charity pyet prindërit: A do të bënit edhe ju të njëjtën gjë me fëmijët tuaj? Janë përgjigjur më shumë se 3000 njerëz. “Tani që e lejove të bëjë këtë, ajo do të vazhdojë ta kërkojë”, – shkruan një prind. “

Mendoj se është shumë e vogël. Ajo, me siguri, as e ka idenë se çfarë të ka kërkuar.” Të tjerë, mes më shumë se 1.3 milionë njerëzve që e kanë parë videon, nuk ishin dakord me këtë veprim të nxituar të së ëmës. “Mami im nuk më lejoi t’i lyeja flokët deri në moshën 18-vjeçare. Për shumë arsye, unë do të bëja të njëjtën gjë me fëmijët e mi. Duke i lënë ata të bëjnë gjërat që bëjnë të rriturit, mund t’i bëjë ata të mendojnë se janë të barabartë me të rriturit dhe mund të bëjnë çdo gjë që u pëlqen. Ndjej se duhet t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë! Nuk ka arsye për të nxituar.

Një prind është paksa më i ashpër në gjykimin e tij: “Po sikur ajo të kërkojë silikon për buzët apo edhe për gjoksin, do t’ia plotësojë dëshirën vetëm sepse ta kërkon? Ne jemi prindër, nuk jemi shokë dhe është detyra jonë t’i lëmë ata të jetojnë si fëmijë dhe të mësohen ta duan lëkurën e tyre.” Kishte mes tyre edhe të tjerë që nuk shikojnë asgjë të keqe këtu: “Nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes, vetëm një nënë që lidhet më shumë me vajzën e saj.” – shkruan një tjetër. Komentet ishin të pafundme. Në thelb, të gjithë mund të biem dakord, megjithatë e gjitha ishte për vogëlushen Felicity, sa e bukur ishte para dhe pas. Pikëpyetja është akoma e hapur për debat.

Share With:
Translate »
966 Views