Manuela Arcuri flet pas lindjes së djalit, tani nuk do të zhvishet më

Nga një seks bombe në një mami seksi, Manuela Arcuri pozon për të përjavshmen “Chi” bashkë me djalin Mattia dhe thotë: ‘Mendoj për një fëmijë të dytë, por dua të kthehem në punë me kohë të plotë, por nuk zhvishem më’. “Jam e dashuruar me Mattian, e kam dëshiruar shumë dhe tani e kam shumë të vështirë të shkëputem prej tij”,- thotë Arcuri, e cila për partnerin e saj Giovanni Di Gianfrancesco shton: “Do të martohemi herët apo vonë, por nuk është urgjente”. “Më pëlqen të kem një tjetër fëmijë por tani do të ishte shumë e lodhshme. Mattia zgjohet akoma shpesh herë natën. Nuk do arrija dot të menaxhoja dy fëmijë. Preferoj ti kushtohem atij tani për tani. Sigurisht një vëlla apo motër është shumë i rëndësishëm… dhe unë e di mirë këtë…’ vazhdon Arcuri. ‘Jam e lumtur që u bëra nënë në moshën 37 vjeçare, e kam shijuar punën në televizion dhe fakti që tani kam një eksperiencë them se është më mirë të bësh fëmijë vonë pas moshës 35-vjeçare sesa nëse bëhesh nënë në moshën 20-vjeçare”,- vijon aktorja e njohur e cila ka ardhur sërish në formë tashmë pas 13 kileve shtesë gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
1084 Views