I madhi Zef Deda sot 67 vjeç, urimi i Julit do t’ju përlotë
Aktori më i madh i humorit Zef Deda feston sot 67 vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta nga familjarë dhe miq ka spikatur urimi i djalit të tij Julian Deda, i cili i ka shprehur dashurinë krenarisë së familjes së tij: “T’du fort Artist”, nëpërmjet një postimi në Facebook. I lindur në vitin 1950, mjeshti i humorit dhe një nga personazhet me të admiruar të të gjithë brezave, është rritur me shumë halle dhe në mes të skamjes. Juli tregon se e vetmja pasuri e babait të tij ishin librat, që të paktën i lexonte për të ushqyer mendjen se për barkun ishte e vështirë. “Në vitin 1950, Gjyshja ime Luçia solli në jetë një djalë dhe e quajti Zef. Ky djalë u rrit me shumë halle dhe në mes të skamjes. Të vetmen pasuri kishte librat e falur, që i lexonte të paktën për të ushqyer mendjen, se për barkun ishte shumë e vështirë. Gjithsesi ja ku është sot pas 67 vitesh i rrethuar me dashuri dhe krenari. Në fakt ai vetë është krenaria e familjes sonë. U bëfsh 100 vjeç Babushi im. T’du fort Artist.” Padyshim që në fund të urimit Juli ruan edhe një shkrim shumë të veçantë ku nuk mungon humori që i karakterizon si familje: “Kujdes: Mos u gënjeni nga shikimi, nuk është aq i urtë sa ka dalë në këtë foto..!”