“I pagoi apartamentin në këmbim të heshtjes”, çfarë thuhet për raportin Musk-Ashley dhe fëmijën e tyre 5 muajsh

Influencerja Ashley St. Clair e cila ka pretenduar se ka një fëmijë me Elon Musk vetëm 5 muajsh, ka marrë një dritë jeshile për deklaratën e saj.

Një person i afërt i dyshes ka deklaruar se manjati i pasurisë në botë ka paguar apartamentin e influenceres në qendër të Manhatanit në mënyrë që ajo të mos e bënte publike lindjen e djalit të tyre.

Në një postim të bërë vetëm pak ditë më parë në X, Ashley ka shkruar: “Pesë muaj më parë solla në botë një fëmijë të ri. Elon Musk është babai. Këtë nuk e kisha bërë të ditur më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës tonë, por ditët e fundit është bërë e qartë se mediat skandaloze synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht dëmit që do të shkaktojnë. Unë synoj të lejoj fëmijën tonë të rritet në një mjedis normal dhe të sigurt. Për këtë arsye, i kërkoj mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijës tonë dhe të mos shkruajnë për këtë çështje. Do të doja të mos e ndjeja nevojën të bëja një deklaratë. Gazetarët nuk duhet të merren me fëmijët. “Do të fokusohem te familja ime dhe do të shkëputem për një kohë”. Përgjigje për të cilën Musk postoi vetëm një “Wow”.

 

"I pagoi apartamentin në këmbim të heshtjes",

Share With:
Translate »
48 Views