I vendosën në mitër embrionin e gabuar, nëna në USA hedh në gjyq spitalin
Krystena Murray, një fotografe dasmash e cila jeton në Savannah, Georgia, kishte vendosur të mbetej shtatzënë përmes një dhuruesi të spermës, në një klinikë fertiliteti.
Specialistët e Fertilitetit, që operojnë fertilizimin in vitro tashmë janë në telashe.
Gruaja 38-vjeçare pati një zbulim tronditës pasi lindi foshnja. Embrioni i gabuar i ishte vendosur në mitër asaj.
Menjëherë ngriti padi ndaj klinikës për faktin se “pa vetëdije dhe pa dëshirë mbajti një fëmijë gjatë shtatzënisë që nuk ishte i lidhur biologjikisht me të” diçka që ajo mësoi vetëm pasi e lindi foshnjën djalë, kur bëri një test ADN-je në shtëpi.
Më pas, Murray iu desh t’i jepte kujdestarinë e fëmijës prindërve të tij biologjikë pesë muaj më vonë. Ndarja pastaj nga fëmija ishte një traumë më vete.