I qëlluan nënën e 3 fëmijëve, ish-burri i Anila Prendushit bën veprimin e papritur

Një krim pasioni ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të marte, 18 shkurt. Kolë Manaj, 34-vjeç, qëlloi partneren e tij, Anila Prendushi me armë zjarri dhe më pas veten.

Prendushi ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa 34-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Krimi ka ndodhur brenda makinës që ishte me letra në emrin e Anila Prendushit.

Mësohet se çifti bashkëjetonin në Shkodër prej 5 vitesh. 44-vjeçarja ishte divorcuar para 6 vitesh dhe është nënë e 3 fëmijëve, ku pas ndarjes kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin.

Burimet kanë thënë se me ish partnerin e saj me të cilin ka tre fëmijë, ajo kishte marrëdhënie korrekte, sa që kur ai ka mësuar për ngjarjen e rëndë, ka shkuar në vendin e krimit për ta ndihumuar./Radar.al

 

Share With:
Translate »
94 Views