I riu tenton të përdhunojë 15-vjeçaren në Velipojë
Një 19 vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e policisë së Velipojës me akuzën se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur.
Arrestimi i Besim.M u bë pas kallzimit që shtetasja A. K 15 vjeçe, banuese në Velipojë, ka bërë në polici.
E mitura ka deklaruar se “shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente me të marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Marre¨dhe¨nie seksuale ose homoseksuale me dhune¨ me te¨ mitur te¨ moshe¨s 14-18 vjec¸” e mbetur në tentativë.