I shfaqin foton me të ëmën, Rama nuk i përmban emocionet dhe përlotet në emision

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e “E diell”, në të cilin u rrëfye më gjatë për karrierën e tij në politikë dhe jetën personale. Me disa foto nga fëmijëria, Rama u kthye shumë vite pas dhe teksa në ekran u shfaq një foto me nënën e tij të ndjerë, Anetën, ai nuk mundi t’i mbante lotët. Kryeministri tregoi se këto foto i realizonte babai i tij, Kristaq Rama, i cili kishte një aparat fotografik që nga koha kur ishte student në Bashkimin Sovjetik.

“Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë që kur ishte student në Bashkimin Sovjetik dhe kishte një laborator të vogël në studion e vet dhe ai i bënte këto fotografi. Ishte kronikani i familjes sonë dhe kjo është një fotografi e bërë nga im atë. Hera herës fotografonte jetën familjare”, tregoi Rama.

 

 

Ndër të tjera, kryeministri tregoi se në familjen e tij forcën autoritare e ka pasur e ëma.

“Unë kam bërë namin për të shkuar në lice dhe në fund fare, ai (babai) ra dakord se e pa që unë isha shumë këmbëngulës dhe doja të shkoja pikërisht aty. Ka qenë figurë e rëndësishme për mua sepse ishte një hapësire lirie, ndërkohë që ime më ishte shumë më tepër autoritare. Fuqi autoritare në shtëpinë tonë ishte Aneta, jo Kristaqi”, rrëfeu Rama.

Kujtojmë se nëna e kryeministrit u nda nga jeta në gusht të vitit të shkuar, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Share With:
Translate »
438 Views