I vendosin videon dhe zërin e të atit në ekran, Ronela Hajati përlotet në emision

Kanë kaluar më shumë se 10 vite që kur këngëtarja Ronela Hajati humbi babain e saj.

Ajo shpesh e kujton edhe me postime në rrjetet sociale ndërsa emrin e tij e ka bërë edhe tatuazh në krah.

Sot, u deshën vetëm disa sekonda që këngëtarja të dëgjonte zërin e babait të saj dhe të shpërthente në lot.

Supriza e përgatitur  përgjatë programit “Muzikë kur dëgjoj” në “E Diell” në Top Channel kishte në qendër miqtë dhe mikeshat e Ronelës të cilët të gjithë bashkë, shoqëruar nga këngëtarja Anxhela Peristeri, i kënduan asaj në formë surprize këngën “Plas” të Flori Mumajesit, një prej njerëzve më të rëndësishëm që kanë shënjuar në jetë e saj artistike kur ishte pjesë e “Threedots”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Share With:
Translate »
36 Views