Foto/ Vajza e Rihannës në kopertinën e revistës W, debutim i rrallë me nënën në një set mode luksi
Vajza shtatëmuajshe e këngëtares Rihanna dhe reperit A$AP Rocky, Rocky Iris Meyers, ka debutuar në kopertinën e revistës “W”, duke pozuar së bashku me nënën e saj në një set fotografik të modës së lartë
Në fotot e publikuara, foshnja shfaqet e veshur me një krijim të personalizuar nga Dior, i dizajnuar nga Jonathan Anderson, ndërsa Rihanna ka ndarë emocionet e saj në rrjetet sociale, duke e quajtur momentin “kopertina e parë e vogëlushes Rocky”.
Çifti i njohur i muzikës është bashkë që nga viti 2020 dhe tashmë ka tre fëmijë. Djali i tyre i madh, RZA, pritet të festojë ditëlindjen e tij më 13 maj.
Në të njëjtin projekt editorial, A$AP Rocky ka folur për partneren e tij, duke e përshkruar si një person autentik dhe me energji të veçantë, ndërsa ka theksuar se mëmësia e ka ndryshuar, por nuk ka zbehur personalitetin e saj.
Revista W i ka kushtuar gjithashtu një homazh të veçantë Rihannës, me deklarata nga emra të njohur si Mariah Carey, Pharrell Williams dhe Jonah Hill, të cilët kanë vlerësuar ndikimin e saj në muzikë dhe kulturë.








