“Ideja e mamit”, surprizuan vëllanë e vetëm në dasmë, njihuni me pesë motrat e veçanta nga Kosova (VIDEO)

Pesë motrat Hajzeri janë kthyer në motrat më të komentuara të momentit në rrjetet sociale. Gjithçka nisi kur ato, të veshura me të bardha, i kënduan vëllait në dasmë dhe video u bë virale.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, motrat nga Kosova kanë treguar historinë e tyre, teksa zbulojnë se ideja për këtë surprizë ka qenë e nënës së tyre.

 

“Në muajin gusht është bërë video. Duam të falënderojmë të gjithë ata që na kanë shkruar, mesazhet kanë qenë shumë pozitive. Kanë qenë një video e bërë me telefon në dasmën e vëllait tonë të dashur, s’e prisnim që do të bëhesh kaq virale.

Ne kemi mamin për gjithçka, ajo ka shumë ide. Ideja ishte e asaj dhe ne u bindëm. Ne jemi nga Drenasi i Kosovës, por jetojmë në Gjermani dhe kemi lindur të gjitha atje”.

Më tej, ato zbuluan se me profesion shumica janë stomatologe, ndërsa njëra prej tyre është këngëtare dhe ka bërë që këtë dëshirë t’ja kalojë edhe motrave të tjera. Madje, tashmë ato kanë krijuar edhe një grup muzikor.

“Ne jemi shumica me profesion stomatologe, ndërsa njëra merret me muzikë dhe tjetra ka hapur një sallon. Dy prej nesh janë të martuara me shqiptarë, ndërsa gjermanët nuk i kemi shumë qejf.

Unë e madhja fillova të punoja dentiste dhe bëja praktikë, erdhi kjo tjetra dhe i pëlqeu shumë. Kështu vijoi dhe tjetra. Ndërsa vëllain e kemi të kundërt, ai u diplomua sivjet për akitekturë. Ndërkohë, sot pritet të bëhet baba dhe ne mezi po presim të bëhemi halla”.

 

Share With:
Translate »
49 Views